Tatime raprezalje mbi biznesin, mbi 1 mijë gjoba… -Albpress Daily News
Published On: Mër, Maj 23rd, 2018

Tatime raprezalje mbi biznesin, mbi 1 mijë gjoba…

Lufta për parandalimin dhe goditjen e informalitetit vazhdon të marrë angazhimin e plotë të strukturave tatimore.
Drejtoria e Hetimit Tatimor ka raportuar mbi rezultatet e katër muajve të parë të vitit, ku janë kontrolluar 12,671 subjekte tregtare, nga të cilat 2,035 ose 16 % e subjekteve kanë rezultuar me shkelje në vlerën mbi 50 milionë lekë.

Mallrat e pashoqëruara me faturë tatimore zënë 45% të shkeljeve, rezultuar në gjobitjen e 923 subjekteve. Për moslëshim kuponi, janë penalizuar 276 subjekte tregtare, ndërsa 25 subjekteve u është mbyllur veprimtaria ekonomike për 30-ditë kalendarike, 116 subjekte janë konstatuar pa licencë, shkruan scan tv.

Ndërkohë që një numër i lartë i subjekteve janë penalizuar për punonjës të padeklaruar në organin tatimor.

Drejtoria e Hetimit Tatimor, gjithashtu e ka përqendruar punën edhe në drejtim të parandalimit, evidentimit, zbulimit dhe goditjes të veprave penale në fushën e tatim-taksave. Për këtë janë bërë referimet e çështjeve në prokurori për 67 subjekte tregtare, për 7 vepra penale me 85 autorë, ku 12 autorë janë arrestuar dhe pjesa tjetër po hetohen në gjendje të lirë.