Published On: Enj, Mar 29th, 2018

Taksa në “Rrugën e Kombit”, paralajmërimi i parë për Ramën: Hiqe ose…

Share This
Tags

Taksa e kripur që është vendosur në “Rrrugën e Kombit” ka sjellë më së shumti reagime negative jo vetëm në republikën e Shqipërisë por edhe përtej saj, e mesa duket nuk do të jenë vetëm kritikat ato me të cilat qeveria shqiptare do duhet të përballet.
Këtë të enjte, Këshilli Bashkiak i Hasit i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi si dhe Kryeministrit Rama, ku i kërkohet heqjen e kësaj takse. Argumenti në shkresën e firmosur nga 21 këshilltarë bashkiakë është i thjeshtë, taksa është e padrejtë dhe diskriminon të gjithë banorët e zonës së Hasit.

Kërkesa mban firmën e të gjithë anëtarëve të forcave politike dhe jo vetëm ata të opozitës.

Por përveçse kërkesës, në letër shkruhet se nëse taksa nuk hiqet, atëherë qeveria do të përballet me protesta./Gazeta Express

Fotoja eshte siguruar nga Oranews