Takimi Rama-Tsipras në Londër/ Berisha: Sot i fal Greqisë 1200 km det, triliona fuçi naftë dhe fshin… -Albpress Daily News
Published On: Mar, Kor 10th, 2018

Takimi Rama-Tsipras në Londër/ Berisha: Sot i fal Greqisë 1200 km det, triliona fuçi naftë dhe fshin…

Ish- kryeministri Sali Berisha komenton takimin që do të mbahet sot në Londër mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Aleksis Tsipras. Sipas tij sot Rama do i dorëzojë Ciprasit marrëveshjen që i fal 1200 km sipërfaqe deti dhe triliona fuçi nafte.

Berisha shkruan se po sot Rama do të fshijë nga historia e Shqipërisë fjalët çam dhe çamëri. “Kjo ditë e zezë fton shqiptarët t’i tregojnë një minutë e më parë vendin e merituar Jorgo Zografit të dyte dhe t’a hedhin në koshin e plehërave teë tradhtarëve të kombit shqiptar!”, shkruan Berisha.

Komenti i ish-Kryeministrit

Ditë e zezë në historinë e kombit shqiptar!

Shqipëria dorëzon detin dhe nderin e saj Greqisë!

Miq, sot në Londër, Jorgo Zografi i dytë, Edvin Kristaq Rama në në një akt madhor të tradhëtisë kombëtare së bashku me Ciprasin e Greqisë vendos:

Coptimin e ri të dytë pas vitit 1913 të trojeve shqiptare. Në këtë coptim, të bazuar në një marreveshje te pregatitur nga alfa tek omega ne Athine,

Greqia i merr Shqipërisë 1200 km sipërfaqe deti dhe

Triliona fuçi nafte dhe metër kub gazi, pra fushat e gazit dhe të naftës më të mëdha të Mesdheut. Sipas kësaj marrëveshje, në një akt grabitqar ndaj Shqipërisë, Greqia zgjeron ujërat e saj territoriale nga 6 në 12 km ndërkohë që me dy fqinjet e tjerë, Italinë dhe Turqinë, ajo ka firmosur për vetëm 6 km.

Por përveç kesaj, Jorgo Zografi i dytë sot në Londër tradhëton, poshtëron dhe dorëzon nderin e kombit shqiptar, ai vendos që të fshijë nga faqja e dheut fjalët ‘çam’ dhe ‘çamëri’ dhe, si njëri nga armiqtë më të egër në historinë kombëtare të shqiptarve, ai shkelmon mbi historinë, sakrificën, genocidin e çamëve dhe çamërisë martire.

Miq, kjo ditë e zezë fton shqiptarët t’i tregojnë një minutë e më parë vendin e merituar Jorgo Zografit të dyte dhe t’a hedhin në koshin e plehërave teë tradhtarëve të kombit shqiptar!

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of