Published On: Enj, Qer 14th, 2018

Takimi me Ramën, Meta zbardh disa nga detajet e takimit: Diskutuam për…

Presidenti Ilir Meta një ditë më parë zhvilloi një takim me Kryeministrin Edi Rama në Presidencë.

Sot ai ka preferuar të zbardhë disa nga detajet e takimit, ndërsa është shprehur se është diskutuar për negociatat me Greqinë.

 “Takimi i djeshëm me Ramën ka qenë normal, janë diskutuar disa cështje, kryesisht lidhur me rëndësinë e çeljes së negociatave, ku shpresojmë në një vendim pozitiv.

Natyrisht edhe për ecurinë e negociatave me Greqinë, kemi diskutuar, por jemi në një proces për të marrë vendime të mëtjeshme, pasi Presidenca pret informacione edhe më të plota, sipas standardeve më serioze, që meriton kjo cështje. Shpreh kënaqësinë për konfirmimin e zotit Dedja te Gjykata Kushtetuese, është i merituar.

Dua të nënvizoj rëndësinë e vettingut për anëtarët e Kushtetueses. Është e domosdoshme të kemi sa më shpejt një gjykatë funksionale për t’i dalë për zot Kushtetutës së vendit ”, tha Meta.

Ndërkohë duket pak e habitshme që në cilësinë edhe të Kreut të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Meta dhe Rama të mos kenë diskutuar mbi kampin e refugjatëve, një çështje kjo mjaft aktuale dhe kur mediat ndërkombëtare dita ditës po zbardhin detaje se Shqipëria mund të jetë një vend pritës për refugjatët.