Published On: Hën, Gus 14th, 2017

Superkupa e Spanjës, Real Madrid fiton bindshëm ndaj Barcelonës (Foto+Video)

Real Madridi fitoi në Camp Nou ndaj Barcelonës me rezultatin 3-1, duke hedhur një hap të sigurtë drejt marrjes së trofeut të parë në këtë sezon, Superkupës së Spanjës.

Në minutën e 50-të, Gerard Pique duke dashur të largojë topin nga zona realizoi një autogol, cili i dha avantazhin Los Blancos.

Pa kaluar katër minuta, madrilenët kishin mundësinë të shënonin një tjetër gol, me anë të Dani Carvajal, por Jordi Alba largoi topin nga vija e portës.

Në minutën e 74-të, Barcelona ishte shumë afër barazimit, por Sergio Busquets nga më pak se 10 metra e dërgoi topin mbi traversë.

Në minutën e 75-të, Messi pati rast ideal, por nuk ia doli. Pas një minute Luis Suarez u pengua nga portieri Navas dhe gjyqtari akordoi 11 metërsh, që u shndërrua në gol nga Messi.

Nuk zgjati shumë gëzimi dhe madrilenët sërish kaluan në epërsi. Cristiano Ronaldo, me mjeshtëri nga rreth 14-15 shënoi golin e dytë për Realin, kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga koha e rregullt.

Në minutën e 82-të, portugezi u ndëshkua me karton të kuq për shkak të një simulimi brenda zonës, duke tentuar të fitojë një penallti.

Reali edhe pse me një lojtar me pak, thelloi fitoren në 1:3 falë Marco Asensios, i cili nga rreth 14-15 metra me gjuajtje të jashtëzakonshme vulosin fitoren për Los Blancos, duke i ngrirë buzëqeshjen tifozëve të Barcelonës.