Sulmon me thikë 9 persona, 6 prej tyre ishin fëmijë -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 2nd, 2018

Sulmon me thikë 9 persona, 6 prej tyre ishin fëmijë

Një burrë, të cilit i ishte kërkuar të largohej nga një kompleks apartamentesh në Boise të SHBA-së, dyshohet se ka sulmuar me thikë 9 persona, mes të cilëve 6 fëmijë, tha policia.

Katër nga të plagosurit kanë lëndime të rënda dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Autori është identifikuar si Timmy Kinner, 30 vjeç.

Departamenti i Policisë Boise tha se besonte që Kinner nga Los Anxhelos, ishte një banor i përkohshëm i kompleksit të apartamenteve, por i ishte kërkuar të largohej të premten.

Në kompleksin e apartamenteve janë strehuar shumë familje refugjate, por Kinner nuk është refugjat. Policia tha se ende nuk ka një motiv të saktë lidhur me sulmin.

Esrom Habte, 12 vjeç, dhe Fathi Mahamoud, 11 vjeç, po luanin pas banesës së tyre kur filloi sulmi.

“Ishte diçka e frikshme për shkak se ishim jashtë”, tha Habte për mediat, ndërsa nëna e tij shtoi: “Ai po i ndiqte njerëzit dhe i godiste me thikë”.

“Po fliste fjalë të këqia dhe goditi me thikë një të rritur disa herë”, tha Habte.

Fëmijët u futën në një apartament dhe u fshehën në një dollap me fëmijë të tjerë.

Policia i gjeti personat e plagosur brenda kompleksit ashtu edhe në parking. Kinner u arrestua në një distancë të shkurtër larg vendit të ngjarjes.

Kompleksi i apartamenteve është në një nga rrugët më të zhurmshme të Boise.

Kryebashkiaku i Boise Dave Bieter dënoi sulmin.

“Sulmi i tmerrshëm i natës së fundit nuk përfaqëson Boise”, shkroi Bieter.

“Ju lutemi bashkohuni me mua në lutje për të plagosurit dhe familjet e tyre. Ne duhet të bashkohemi për të dënuar këtë akt të turpshëm “.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of