Sulmi me thikë në Paris, agresori nga Çeçenia/ Ja thirrja që bëri... -Albpress Daily News
Published On: Die, Maj 13th, 2018

Sulmi me thikë në Paris, agresori nga Çeçenia/ Ja thirrja që bëri…

I dyshuari i sulmit të mbrëmshëm në Paris kishte lindur më 1997 në Republikën ruse të Çeçenisë.

Ai të shtunën ka vrarë me thikë një 29 vjeçar dhe ka lënë të plagosur katër të tjerë, para se të qëllohej për vdekje nga policia franceze, shkruan BBC.

Dëshmitarët kanë treguar se ai gjatë sulmit kishte thirrur “Allahu ekber” (Zoti është më i madhi).

Më pas Shteti Islamik – ISIS ka njoftuar se njëri prej ushtarëve të tij ka kryer këtë sulm.

Sipas raportimeve të mediave franceze i dyshuari nuk ka pasë të kaluar kriminale, ndërkaq në lidhje me rastin janë marrë prindërit e tij për t’u intervistuar.