Published On: Enj, Gus 17th, 2017

Sulmi ne Barcelone/Terroristet po mbajne peng disa persona ne nje restorant

Pasditen e sotme një furgon goditi njerëzit në Barcelonë. Numri i të vdekurve ka arritur në 13 persona ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Policia spanjolle ka deklaruar se bëhet fjalë për një sulm terrorist.

Zona e La Ramblas është evakuuar. Terroristët po mbajnë një numër pengjesh në një restorant turk.

Driss Oukabir është njëri nga autorët e sulmit në Barcelonë. Driss Oukabir ka lindur në Marok në vitin 1989, ndërsa nga të dhënat e para ishte i skeduar nga policia spanjolle si pjesë e grupeve terroriste.

Të paktën 13 persona kanë vdekur dhe 60 të tjerë të plagosur janë regjistruar pasditen e kësaj të enjteje në Barcelonë, kur një furgon është përplasur me këmbësorët në një zonë turistike.

Dëshmitarë nga vendngjarja kanë publikuar foto dhe video nga momenti i tmerrit, ndërsa atje shkuan automjetet e emergjencës, pas përplasjes së ndodhur në sheshin ikonë “Las Ramblas” të frekuentuar shumë nga turistët.

Autoritetet konfirmojnë jozyrtarisht se bëhet fjalë për një sulm terrorist në kryeqendrën e Katalunjës.

Linjat e metrosë u mbyllën menjëherë, sikurse edhe dyqanet përreth zonës, ndërsa këmbësorët vraponin nga të katër anët në kërkim të strehimeve të sigurta, teksa policia zbarkoi me forca të shumta në zonë.

Dëshmi nga vendngjarja tregojnë se një furgon u drejtua përmes turmës së këmbësorëve, në momentin që ata kalonin nga njëri trotuar në tjetrin. Policia konfimoi përplasjen “masive”, por dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar edhe të shtëna armësh.

Gazeta “El Pais” njofton se drejtuesi i mjetit është larguar në këmbë pasi përplasi dhjetëra këmbësorë, ndërsa raporte të tjera thonë se dy persona të armatosur kanë hyrë në një restorant pas ngjarjes së mëparshme. Ndërkohë “Daily Mail” konfirmon se policia po negocion me dy pengmarrës brenda një restoranti turk.