Published On: Enj, Gus 17th, 2017

Sulmi në Barcelonë: kush është marokeni që morri furgonin me qera

Policia spanjolle ka publikuar detaje lidhur me ngjarjen që ka tronditi qytetin e Barcelonës.

Nga të dhënat, bëhet e ditur se fugoni që u përdor sot gjatë sulmit, në zonën turistike “La Ramblas”, ku mbetën të vrarë të paktën 13 persona dhe u plagosën shumë të tjerë, u mor me qira nga një maroken i quajtur Driss Oukabir.

Autoritetet raportojnë se Oukabir, e mori me qira fugonin në qytezën e Santa Perpetua de la Mogada.

Televizioni kombëtar spanjoll TVE thotë se ende nuk është plotësisht e sigurt nëse ky është autori.

Disa pamje të tmerreshme tregojnë njerëzit e gjakosur të shtrirë në tokë, në pritje të ambulancës.