Published On: Pre, Gus 18th, 2017

Sulmi në Barcelonë, ja kush është personi më i kërkuar nga policia spanjolle (foto)

Agjencia shtetërore e lajmeve spanjolle EFE thotë se policia po kërkon Moussa Oukabir, pasi dyshojnë se ai mund të jetë shoferi i furgonit që goditi këmbësorët në Barcelonë.

Moussa është vëllai i vogël i Driss Oukabir, karta e identitetit të të cilit ishte përdorur për të marrë me qira furgonin.

Driss Oukabir mohon çdo përfshirje dhe pretendon se vëllai i tij më i vogël e vodhi ID-në e tij, shkruan Sky News.

Në sulmin e mbrëmshëm në Barcelonë kanë mbetur të vdekur 13 persona dhe mbi njëqind të tjerë janë lënduar.

Deri më tani janë arrestuar tre persona.