Studimi i trajnerit më të mirë në botë, sekreti i Southgate -Albpress Daily News
Published On: Hën, Kor 9th, 2018

Studimi i trajnerit më të mirë në botë, sekreti i Southgate

Anglia ka bërë një paraqitje të mirë deri më tani në Botërori “Rusi 2018”, duke u kualifikuar për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës dhe më 11 korrik do të luajë ndaj Kroacisë për në biletë në finalen e madhe të 15 korrikut.

Kombëtarja e drejtuar nga trajnerit Gareth Southgate konsiderohet si favorite në këtë përballje ndaj ballkanasve, por cili është çelësi i suksesit? Një ekip i ri që drejtohet nga një trajner jo shumë i njohur si në Britaninë e Madhe ashtu dhe jashtë saj, por që ka ditur të jetë i suksesshëm në fushë.

Paul Scholes, legjenda e Anglisë dhe e Manchester United ka përgjjgjen e kësaj pyetje.

“Të gjithë luajnë në një mënyrë të veçantë, duke nisur nga portieri. Gareth nuk ka zbuluar asnjë sekret magjik, thjesht ka vëzhguar me kujdes lojën që bën trajneri më i mire në botë, Pep Guardiola dhe mënyrën e tij e të bërit futboll. Që për ne anglezët është mënyra e përkryer e të luajturit futboll. Ne jemi të dashuruar me mënyrën e përkryer të të luajturit futboll dhe këtë gjë sot e bën vetëm Spanja dhe Manchester City”, tha Scholes.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of