"S'të vjen turp moj që i thua zagar", familjarët e të sëmurit filmojnë mjeken e 'shëndetësisë falas' -Albpress Daily News
Published On: Enj, Shk 8th, 2018

“S’të vjen turp moj që i thua zagar”, familjarët e të sëmurit filmojnë mjeken e ‘shëndetësisë falas’

Shpërndaj
Tags

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në urgjencën e Spitalit të Shkodrës ku disa familjarë akuzojnë një person të stafit mjekësor se e ka quajtur njërin prej pacientëve me fjalën “zagar”.
Kanë qenë të afërmit e të sëmurit ata të cilët janë irrituar dhe janë afruar pranë gruas duke i kërkuar shpjegime në lidhje me deklaratën e saj. Në një moment në video dallohet bashkëshortja e pacientit e cila i drejtohet mjekes me fjalët “si mund t’i thoni zagar, ai është duke vdekur”, ndërsa mjekja shprehet në mënyrë të habitshme se “ai nuk ishte duke vdekur”.

Më pas në video dallohet se si një tjetër familjar i pacientit, i cili mendohet se është i biri, i drejtohet mjekes duke i thënë “a të vjen turp a jo”.