Spektakël dhe gola, derbi i Londrës nuk ka fitues -Albpress Daily News
Published On: Enj, Jan 4th, 2018

Spektakël dhe gola, derbi i Londrës nuk ka fitues

Shpërndaj
Tags

Spektakël, gola dhe vetëm një barazim në frymën e fundit në derbi i Londrës midis Arsenalit dhe Chelsea.

Të besuarit e Antonio Conte po fitonin me përmbysje 2-1 Arsenalin, por në minutën e 92-të, ishte Hector Bellerine që i dha një pikë “topçinjve” .

Pavarësisht rasteve për gol, në fraksionin e parë fillimisht Morata dhe më pas Lacazette nuk arritën të zhbllokonin takimin, ndërsa rezultati u vendos në 45 minutëshin e dytë.

Golin e parë të takimin e shënoi Jack Wilshere në minutën e 63-të , ndërsa 6 minuta më vonë, ylli belg i Chelsea Eden Hazard mori përsipër një 11 metërsh, që nuk e gaboi duke vendosur në ekuilibër takimn.

Gjashtë minuta nga fundi ishte Marcos Alonso që kaloi në avantazh kampionët e Anglisë, po kur u mendua se takimi po shkonte në favor të bluve, ishte anësori Bellerin që goditi bukur në kufijtë e zonës për të mposhtur Courtois.