Spaho: Ramës ia çorri maskën Italia, në 2017 u kap dy herë më shumë drogë se 2016 -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Spaho: Ramës ia çorri maskën Italia, në 2017 u kap dy herë më shumë drogë se 2016

Edmond Spaho, Kryetar i Grupit Parlamentar të PD-së, ka reaguar lidhur me raportin e Antidrogës italiane për drogën shqiptare.

Spaho përmes një postimi në rrjet shkruan se ky raport I çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr  në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës.

“Pavarësisht përallave të kryeministrit dhe sejmeneve të tij që është eleminuar kultivimi i kanabisit, në vitin 2017 është kapur në Itali 2 herë më shumë drogë se në 2016 që ishte vit rekord. Jemi vendi i parë i origjinës për kanabisin që i dërgohet Europës”, shkruan Spaho.

Komenti i Edmond Spaho

Raporti i Antidrogës Italiane i çjerr maskën qeverisë shqiptare dhe nxjerr në dritë të diellit situatën dramatike në lidhje me kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Pavarësisht përallave të kryeministrit dhe sejmeneve të tij që është eleminuar kultivimi i kanabisit, në vitin 2017 është kapur në Itali 2 herë më shumë drogë se në 2016 që ishte vit rekord. Jemi vendi i parë i origjinës për kanabisin që i dërgohet Europës.

Grupet kriminale shqiptare janë përhapur gjerësisht në trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut. Paraja e grupeve kriminale është rritur ndjeshëm dhe ato pastrohen lehtësisht në Shqipëri.

Arsyet janë në kriminalizimin e plotë të qeverisjes dhe institucioneve. Kumbari Rama ka ngritur narko shtetin ku qeveria, policia, ushtria, prokuroria dhe një bankë punojnë për narkoshtetin dhe Kumbarin. Prandaj nuk na hapen dyert e Europës dhe jemi bërë delja e zezë e saj.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of