Published On: Mar, Jan 16th, 2018

Skandali/Studentët që shfaqin inat ndaj qeverisë, ja si i klasifikon dokumenti…

Share This
Tags

Qeveria shqiptare, përmes një moduli të përgatitur nga Ministria e Arsimit, synon të minimizojë dhe adresojë sjelljet anti-sociale dhe ekstremiste në shkollat shqiptare.

Dokumenti mësohet se i është shpërndarë stafeve petagogjike në të gjitha shkollat e vendit, ndërsa ai mban emrin e ministres Lindita Nikolla. Por ajo që bie në sy në një nga faqet e dokumentit është pikërisht lidhja që kërkon të bëhet mes ideve të ndryshme politike dhe atyre ekstremiste apo terroriste.
Kështu në dokument thuhet “studenti që shfaq një qëndrim të fortë, por të gabuar dhe sipërfaqësor rreth fesë apo politikës”. Ndërkohë në një tjetër rrjesht shkruhet “shfaqin inat ndaj politikave të qeverisjes, veçanërisht politikës së jashtme”.

Madje përmes dokumentit arrihet deri atje sa në vëmendje kthehet edhe veshja, tatuazhet, pamja e jashtme etj, njëlloj si në vitet e diktaturës.