Published On: Hën, Jan 22nd, 2018

SKANDAL-Ilaçi për abort kontrabandë, shitet si të jetë paracetamol

Share This
Tags

Janë transmetuar sot pamje filmike ku tregohet sesi në farmacitë e kryeqytetit mund të blihet pa recetë pilula për ndërprerjen e shtatzanisë.

Medikamenti mifepriston, shitet njësoj sikur të jetë paracetamol, ne kete konkluzion arrijne gazetaret investigatit te emisonit “Boom”.

Gazetarja:  Një pyetje ilaç për ndërprerje shtatëzanie mbani?
Farmacisti: Ta rekomandon mjeku, po ne mbajmë.
Gazetarja: S’mund ta marr kështu. E ka mare një shoqja ime. Më tha mua merret pa problem.
Farmacisti: 70 mijë lekë bën.

Gazetarja: 70 mijë lekë?
Gazetarja: Desha atë ilaçin që porosita.
Farmacisti: Kjo eshtë e para, mbas 48 orësh një në mengjes një në darkë.

Gazetarja: Këtë do ta pi tani?
Farmacisti: Po.Mbas 48 orësh, mbas dy ditësh do të pish këto të tjerat.
Gazetarja:Ok. Efekti është i sigurt besoj?
Farmacisti: Po i sigurt, 99% e ka ajo.S’besoj se je rriskuese.

Sikurse të mos mjaftonte ku fakt pilula Mifepriston vjen kontrabandë në vendin tonë, pasi ai shitet pa pullën e sigurisë, ndërsa çmimi vendoset nga vetë farmacistët.
Farmacistja: Bëjnë 45 mijë lekë ato.

Farmacisti: 70 mijë lekë bën.
E kontaktuar BOOM, Agjencia Kombëtare e Barnave na sqaron se Mifepriston është paijsur me autorizim për tregtim në Shqipëri në korrik 2013 dhe importuar në sasinë 1020 kuti.

Askush nuk mban përgjegjësi për efikasitetin e medikamentit përsa kohë ai hyn kontrabandë në Shqipëri.