Published On: Pre, Gus 4th, 2017

Situata e zjarreve, Meta-Demiraj 40 minuta takim ne Presidence…

Pas situatës alarmante nga zjarret në vendin tonë, që përditë numëron zona të reja të shkrumbuara, Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me ministrin e Brendshëm, Dritan Demiraj.
Mësohet se takimi u zhvillua në Presidencë, pas alarmit që një ditë më parë kishte dhënë vetë ministri teknik i PD-së, duke theksuar se ka rrezik të cenimit të sigurisë kombëtare pikërisht nga zjarret e qëllimta në vend.
Takimi mes tyre ka zgjatur rreth 40 minuta. Kujtojmë që po një ditë më parë, edhe LSI doli me thirrje të fortë për kryeministrin Rama, që të lërë dëgjesat por të marrë masat për situatën nga zjarret.