Published On: Hën, Mar 12th, 2018

Sinoptikanët parashikojnë si do të jetë moti ditën e sotme në Shqipëri

Share This
Tags

Gjatë fundjavës, temperaturat dhe dielli, rikthyen atmosferën pranverore në vendin tonë.
Por sipas sinoptikanëve, gjatë ditës së sotme, në vendin tonë do të dominojnë reshjet e shiut.

Vranësirat do të shoqërohen me shira të dobët në veri deri mesditën e së hënës kur shirat intensifikohen në veri dhe pjesërisht në qendër por shira të pakët do ketë në jug.

Vonë në mbrëmje parashikohet pakësim i ndjeshëm i shirave në të gjithë vendin.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta. Sot në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të RRITEN PRURJET në pjesët e larta malore duke përfshirë edhe kaskadën e hidrocentraleve mbi lumin Drin.

Në pjesën fushore të basenit që i përket Lumenjve Drin-Buna dhe Liqenit të Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit por ZVOGËLIM të sipërfaqes së përmbytur përgjatë ditës së sotme, por me tendencë për RRITJE TË
NIVELEVE DHE RREZIKUT ditën e sotme.

Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të ngelen të larta për shkak të rritjes së shkarkimit të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës në Lumin Buna por do të varen edhe nga shkarkimet e hidrocentraleve mbi lumi Drin.

Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës . Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet si pasojë e reshjeve të pritshme. Në pjesën tjetër të territorit do të ketë shtim të prurjeve kryesisht përgjatë ditës së hënë

RESHJET

Sot priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Lezhë reshjet priten të jenë intesive dhe lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet Kukës, Dibër, Tiranë dhe Elbasan mesatare deri lokalisht intesive, të shoqeruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Shumica e reshjeve priten gjatë ditës së sotme.