Published On: Enj, Kor 5th, 2018

Si të kuptoni sa kilogramë keni fituar vetëm prej ujit të tepërt në organizëm

Pesha e tepër e fituar nga mbajtja e ujit nga organizmi është një problem i zakonshëm shëndetësor, që mund të trajtohet me disa ndryshime të lehta në stilin e jetesës.

Frurja, enjtja janë simptomat e zakonshme të trupit që mbajnë shumë ujë. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që burrat të pijnë 3.7 litra ose 15 gota me ujë në ditë dhe gratë të pinë 2.7 litra ose 11 gota me ujë në ditë.

Megjithatë më shumë se 30 përqind e njerëzve nuk pinë ujë të mjaftueshëm. Ruajtja e ujit në trup nuk do të thotë që ju keni pirë shumë ujë, por me shumë gjasa të keni shumë natrium (sodium) në qarkullimin e gjakut . Ruajtja e ujit mund të shkaktohet edhe nga medikamente të ndryshme, ndryshimet hormonale ose problemet e zemrës dhe veshkave. Më poshtë Living do t’ju japë disa këshilla se si të trajtoni këtë problem në kushte shtëpie.

1. Ngrini këmbët tuaja. ËebMD rekomandon që të shtriheni me këmbët tuaja të ngritura. Kjo ndihmon lëvizjen e lëngjeve në të gjithë trupin.

2. Zëvendësoni kripën me përzierja erëzash. Shkaku kryesor i mbajtjes së ujit është natriumi i tepërt. Reduktimi i kripës do të ndihmojë që ju të eleminoni peshën e tepërt që s’është asgjë më shumë sesa ujë

3. Kini kujdes me ëmbëlsirat. Diabetikët janë më të rrezikuar për mbajtjen e ujit. Kjo ndodh sepse mbajtja e ujit shkaktohet pjesërisht nga pamundësia e insulinës për të nxjerrë jashtë natriumin.

4. Banane, hurma dhe spinaq.
Mungesa e kaliumit është një tjetër shkak i zakonshëm i mbajtjes së ujit Këto ushqime do t’i sigurojnë trupin sasinë e duhur të këtij minerali të rëndësishëm.

5. Çaji me majdanoz. Diuretikët janë të rëndësishëm për largimin e ujit të tepërt, por në vend të kafesë, e cila mund t’ju dehidratojë provoni çajrat.

6. Lëng boronicë. Ashtu si çaji i majdanozit, lëngu i boronicës është një diuretik natyral që ndihmon largimin e ujit të tepërt.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of