Published On: Mër, Shk 7th, 2018

Si dështoi aksioni i qeverisë! Ekonomia informale në Shqipëri u rrit

Share This
Tags

Ekonomia informale e Shqipërisë është rritur përgjatë viteve 2014 -2015 sipas një studimi të posaçëm që ka bërë Fondi Monetar Ndërkombëtar.
Të dhënat e Fondit tregojnë se në vitin 2015 ekonomia informale e Shqipërisë arriti në 26.2 për qind, teksa në vitin 2013 ky tregues ishte 25.6 për qind. Fondi ka gjetur se madhësia e ekonomisë në hije është rritur edhe pse qeveria shqiptare në vitin 2015 ndërmori një aksion të gjerë antinfomale .

Ekonomia informale e Shqipërisë arriti në minimumin e saj në 25.52 % në vitin 2012 ndërsa maksimumi i saj ishte në vitin 1990 me 43.1 për qind të saj. Por treguesi i mesatarizuar i ekonomisë së zezë sipas Fondit është 32.72%.

Sipas Fondit, renditet e 54 në botë për madhësinë e ekonomisë informale në raport më PBB, mirëpo disa vende afrikane të tilla si Gana, Nanbia, Bostuana renditen shumë më mirë se Shqipëria, raporton Monitor.

FMN ka publikuar rezultat në lidhje me ekonominë e zezë për periudhën 1990-2015 për 158 vende

Madhësia mesatare e ekonomisë hije në 158 vendet është 31.9 për qind, teksa Shqipëria e ka ekonominë gri mbi mesataren botërore.

Madhesia e informalitetit eshte më e lartë Zimbabve me 60.6 për qind dhe Bolivi me 62.3 për qind të PBB-së. Më e ulta eshte ne Austri me 8.9 për qind dhe Zvicra me 7.2 për qind.
FMN vlerëson se ekonomia e zezë për nga natyra është e vështirë për t’u matur, pasi gjetja e aktiviteteve në të zezë është e vështirë për tu zbuluar

Kërkesa për informacion në lidhje me ekonominë e zeze është rritur me kalimin e kohës e motivuara nga rëndësia politike dhe ekonomike.

Për më tepër, aktiviteti i përgjithshëm ekonomik, duke përfshirë prodhimin zyrtar dhe jozyrtar të mallrave dhe shërbimet është thelbësore në hartimin e politikave ekonomike që i përgjigjen luhatjeve dhe ekonomike zhvillimin me kalimin e kohës dhe në të gjithë hapësirën.