Published On: Enj, Maj 31st, 2018

Shqiptarja që u vra nga ish-burri maroken, detajet rrëqethëse …

Shqiptarja 34-vjecare, Fjoralba Nonaj u vra dje në makinë në sy të djalit 5 vjeç nga ish-burri maroken, I cili e kishte kërcënuar me vdekje, pasi ai nuk pranonte ndarjen.

Në këtë pistë janë drejtuar hetimet lidhur me ngjarjen e rëndë.

Mediat italiane shkruajne se ata kishin disa muaj që ishin ndarë, por marokeni 35 vjeçar nuk e pranonte një gjë të tillë, madje edhe e kishte kërcënuar.  

Shqiptarja u qëllua disa herë me thikë. Nuk dihet ende nëse ai po udhëtonte me ta, apo kishte hyrë me dhunë në makinë. Pas krimit të rende djali është në gjendje shoku dhe është ndihmuar nga një  grua 49 vjeçare, që thuhet se është e afërme apo e njohur e shqiptares.

Pas krimit, menjëherë shkuan në vendngjarje ambulanca dhe policia, të cilat transportuan gruan në spital, por ajo nuk i shpëtoi dot plagëve të marra duke ndërruar jetë.

Pas krimit, 35-vjeçari u shfaq në stacionin e policisë në Seregno dhe rrëfeu atë që sapo kishte bërë.

Sipas informacioneve që japin mediat italiane krimi u shkaktua nga një krizë bashkëshortore, pasi disa muaj me radhë burri dhe gruaja nuk kanë jetuar së bashku dhe ndoshta njeri nuk ka pranuar ndarjen.

Fatmirësisht, fëmija, i cili mbeti në makinë pranë nënës së tij të vdekur, nuk mori asnjë dëmtim gjatë sulmit.

Ky është krimi i dytë në Itali në vetëm një javë, ku viktimë kanë mbetur dy gra shqiptare, pas Elsa Tereziut, e cila u ther me thikë nga i shoqi në sy të djalit 17-vjeçar.