Shqiptari humbi jetën 8 vjet më parë, jepen vendimet për 6 italianët -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Shqiptari humbi jetën 8 vjet më parë, jepen vendimet për 6 italianët

I janë dashur plot 8 vjet drejtësisë italiane për të dhënë vendimin lidhur me humbjen e jetës së një punëtori shqiptar, i cili u mbyt në det, pasi kishte rënë nga një bigë lundruese ku punonte.

Viktima ishte Dashnor Quallia, 38 vjeç, i martuar, me dy fëmijë, të moshës 12 e 9 vjeç në kohën e tragjedisë.

Ai humbi jetën në ditën e parë të punës në Livorno, ku bashkë me kolegët e brigadës Ma. Ris. nga La Spezia, do të kryente punimet në anijen Amoretti.

Quallia ishte veshur me rroba pune, brez e këpucë anti-dëmtim, por nuk ishte pajisur me xhiboks shpëtimi. Për fatin e tij të keq, rrëshqiti duke përfunduar në det dhe u mbyt.

Procesi i shkallës së parë u mbyll me dënimin e gjashtë prej sipërmarrësve e manaxherëve. Fillimisht, të akuzuarit nga prokurorja Antonella Tenerani ishin dhjetë, me akuzën për vrasje pa dashje, pakujdesi në punë dhe dhunim të normave të parandalimit të dëmtimeve në punë.

Administratori i deleguar i firmës manaxhuese dhe shefi i sigurisë u dënuan me nga 18 muaj burg, ndërsa tre të tjerë me nga një vit.

 

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of