Shqiptari humb jetën në Zvicër, ja detajet... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Qer 13th, 2018

Shqiptari humb jetën në Zvicër, ja detajet…

Një shqiptar nga Kosova ka humbur jetën në Zvicër, pasi është aksidentuar në punë.

Ngjarja ka ndodhur në komunën Wilderswil të Zvicrës. Viktima është rreth 61 vjeç, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur.

Shqiptari ka vdekur pasi është goditur nga një pllakë çeliku, në një punishte ndërtimi, shkruan media zvicerane Blick.