Published On: Pre, Dhj 15th, 2017

Shqiptarët konsumojnë më pak se mesatarja e europianëve, Spahiu: Ka perkeqesim

Shpërndaj
Tags

Duke iu referuar raportit të EUROSTAT në lidhje me atë çfarë konsumojnë qytetarët shqiptarë në një vit, deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu, ka thënë sot se ky është një skandal i qeverisë, e cila sipas tij flet për mirëqenie.

Spahiu thotë se “rritja ekonomike nuk ka asnjë vlerë nëse nuk shoqërohet me mirëqenie”.

“Nga të dhënat e fundit të EUROSTAT-it rezulton se, mesatarisht një shqiptar konsumon në vit sa 29% e mesatares së Bashkimit Europian. Pra, pak më shumë se një të tretën e një evropiani mesatar. Me një normë të tillë, Shqipëria është e fundit në Europë. Ka përkeqësim edhe në krahasim me vitin e fundit. Shifrat tregojnë diferencë të theksuar dhe me vendet e rajonit. Se di ç’farë leksionesh i ka dhënë Maqedonisë sot në mbledhjen e përbashkët, por nuk i jep dot jo vetëm në ekonomi, por dhe në Rilindje Urbane pasi dhe këtë të fundit e bënë më mirë se Ty.!!!!”, ka reaguar Spahiu.