Published On: Mar, Jan 9th, 2018

Shqipëria (të paktën) nuk vuan nga censura në internet

Shpërndaj
Tags

Interneti dhe liria jonë për ta përdorur atë është një çështje e diskutueshme.
Ndërsa qasja në disa vende mund të jetë e pakufizuar për çfarëdo materiali, në disa të tjera censura ndryshon. Në shumë shtete qeveritë bllokojnë shpërndarjen e opinioneve politike të ndryshme, kanë një listë të zezë të faqeve pornografike dhe ka ndalime të mediave sociale.

Sipas një harte të përpiluar nga ËhoisHostingThis, paraqiten nivelet e censurës në internet në shtete të ndryshme në botë. Sipas hartës, Shqipëria nuk ka asnjë censurë zyrtare. Kategoritë e marra në konsideratë janë: Mediat sociale, torrent (platformë e shfaqjes së filmave botërore), pornografi, ndikimi i politikës në media.

Në një komunikim të mëparshëm me revistën Monitor, aktorët kryesore të tregut të kinemave në vend theksonin se pirateria në internet, përmes ofrimit të filmave të fundit në torrent, vijon t’i dëmtojë ata.

Sipas raportit të vitit 2017 “Liria në Internet” thuhet se 87 për qind e përdoruesve të internetit në botë panë një rënie të lirisë së tyre në internet për vitin e shtatë radhazi. Ndonëse nuk ka të dhëna specifike për Shqipërinë, raporti i Freedom House fliste globalisht për këtë trend, i cili sipas tyre, “minon” demokracitë e vendeve.

Në vijim të studimit ËhoisHostingThis , thuhet se shumica e vendeve demokratike kanë pak censurë në internet, kryesisht për të kontrolluar piraterinë. Megjithatë, disa vende kufizojnë qasjen në informacione të ndryshme dhe nuk lejojnë çdo diskutim midis qytetarëve, shpesh që lidhen me protesta dhe trazira.

Për njerëzit që jetojnë në disa prej shoqërive më restriktive të botës, disa ose madje edhe shumica e internetit mbetet jashtë aksesit, të bllokuar nga censorët e qeverisë.

Shumica e censurës në internet në shtetet demokratike realizohet në emër të luftës kundër piraterisë së softuerit dhe llojeve të tjera të ndarjes së paligjshme të skedarëve (duke përfshirë torrents dhe faqet e ruajtjes së skedarëve, si Mega.co.nz që aktualisht është polemikë e Zelandës së Re). Është interesant megjithatë të theksohet se ndërsa një trafik i tillë dënohet në mënyrë aktive nga qeveritë dhe mbrojtësit e pronësisë intelektuale, korporatat si Netflix përdorin aktivitetin e torrentit për t’i ndihmuar ata të shpërndajnë resurset e tyre.

Një tjetër justifikim për censurën e përhapur dhe monitorimin e përmbajtjes ligjore është moraliteti i zbatuar nga shteti. Vendet e angazhuara në këtë lloj censure shpesh pohojnë se po kërkojnë për mirëqenien e qytetarëve të tyre, kjo në rastin e pornografisë.

Pavarësisht nga forma, është e qartë se qasja e pabarabartë në internet është diçka që askush nuk mund ta lejojë dhe studimi tregon se fakti se sa mund të censurohet interneti dhe si, është objekt i shumë diskutimeve mbi lirinë./Monitor