Published On: Sht, Jan 20th, 2018

Shqipëria në epidemi gripale! 100 vizita në ditë vetëm në Tiranë

Share This
Tags

Në kryeqytet janë kthyer në shërbim 24 orë katër qendra shëndetësore.
Pas një urdhri të Ministrisë së Shëndetësisë këto qendra do të qendrojnë të hapura edhe gjatë orëve të natës për të pritur pacientë që mund të kenë problem nga gripi.

Edhe pse akoma gripi nuk ka arritur pikun e tij, në qendrën shëndetësore nr.7 kryhen rreth 100 vizita në ditë. Nëse ju referohemi vizitave që janë kryer natën, numri më i lartë i tyre ka qenë katër.

Drejtori i kësaj qendre shëndetësore Ramazan Buçi shprehet për SCAN se janë marrë të gjitha masat për ofrimin e shërbimit 24 orë. Ndërkohë që nuk ka patuar raste urgjente apo që të kishin nevojë për shtrim.

Personat më të prekur nga gripi në këtë periudhë janë fëmijët nën pesë vjeç. Ndërkohë që drejtori i qendrës shëndetësore nr 7 ju bën apel qytetarëve që të shkojnë fillimisht pranë qendrave shëndetësore e më pas në QSUT, nëse do të jetë e nevojshme.

Pacientët që i drejtohen qendrave shëndetësore kanë probleme nga më të ndryshmet e kryesisht janë të prekur nga gripi.

Nëse në një qendre shëndetësore numri i vizitave varion nga 100-120 në ditë në Qendrën Universitare Spitalore Nënë Tereza numri i këtyre vizitave është 400.