Shqiperia gati per hapjen e negociatave -Albpress Daily News
Published On: Hën, Pri 16th, 2018

Shqiperia gati per hapjen e negociatave

Shpërndaj
Tags

“Shqipëria dhe Maqedonia duhet të fillojnë bisedimet e pranimit në BE, por abuzimet me të drejtat e njeriut nënkuptojnë se bisedimet e Turqisë duhet të ngelen në pritje, thuhet nga Komisioni Evropian”.
Kështu shkruan media pranë Brukselit, EU Observer një ditë para se zyrtarët e lartë të vijnë në Shqipëri dhe të japin lajmin për vendin tonë.

Sipas EUobserver, Komisioni Europian rekomandon që negociatat e pranimit të hapen me Shqipërinë.

“Në vazhdën e progresit të arritur Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërinë”, do të thotë Komisioni në raportin e zgjerimit, që pritet të martën, më 17 prill.

EUObserver thotë se e njëjta formulë përdoret dhe për Maqedoninë, por sipas saj rekomandimi është fillimisht për Shqipërinë.

Kujtojmë që një ditë më parë edhe nga Gjermania erdhi lajmi se Komisioni Evropian do të hapë dritën jeshile për nisjen e negociatave me Shqipërinë.

Pritet që për këtë çështje nesër të vijnë në Tiranë, Jean Claude Juncker, Federica Mogherini dhe Johannes Hahn.