Shqipëria fiton ndaj Izraelit, Xhaka arkëton 3 pikëshin e parë -Albpress Daily News
Published On: Pre, Sht 7th, 2018

Shqipëria fiton ndaj Izraelit, Xhaka arkëton 3 pikëshin e parë

Shqipëria ka arritur të fitojë ndeshjen e parë në grupe, e vlefshme për kualifikime në Ligën e Kombeve. Ishte Taulant Xhaka që ia solli fitoren Shqipërisë në minutën e 56.

Formacioni i Shqipërisë: Strakosha (GK), Binaku, Hysaj, Veseli, Xhimshiti, Basha, Memushaj, Xhaka, Guri, Hyka (C), Gavazaj

Formacioni i Izraelit: Hainmov, Dasa, Habashi, Kapiloto, Natcho, Zahavi, Kayal, Dabbur, Yeini, Twatha, Peretz.

Thomas Strakosha ishte heroi i padiskutueshëm i Shqipërisë në këtë sfidë me pritjet e tij shpëtimtare që ruajtën portën e kuqezinjëve të paprekur por edhe Taulant Xhaka rezultoi deçiziv me golin e tij. Rikthimi i gardës së vjetër i dha të drejtë Panuccit pasi aktivizimi i Bashës, Memushajt dhe Xhakës në mesfushë i ndryshoi fytyrën Shqipërisë që dinte të menaxhonte si duhet situatat kur kishte topin në këmbë. Në minutën 7-të Sindrit Guri iu afrua shumë golit të parë me fanellën kuqezi por e ndali portieri i Izraelit.

Në minutën e 30-të Strakosha tregoi të gjitha cilësitë e tij duke evituar një gol të sigurtë pas gabimit të mbrojtësve kuqezi, me gardianin e Lazios që fillimisht ndali goditjen e Kajal nga shumë afër dhe në vazhdimin e aksionit bëri një tjetër pritje të shkëlqyer.

Në të 38-ën tentativa e Memushajt mori kundërpërgjigjen e portierit Haimov. Në të 41-ën një gabim i rëndë i Gjimshitit në kthimin e topit u duk sikur i dhuroi golin e avantazhit miqëve, por Strakosha bëri mrekullinë duke i hequr topin nga këmbët Eran Zahavit kur po i drejtohej vijës fatale.

Minuta e 55-të vendosi dhe fatet e kësaj sfide, një kundërsulm i shpejtë i kuqezinjëve u shfrytëzua në maksimum nga djemtë e Panuccit, me Xhakën që gjeti goditjen fituese nga limitet e zonës duke kaluar në avantazh kuqezinjtë.

Pak çaste më vonë Balaj për pak sa nuk dyfishoi me kokë. Në të 62-ën një sprint i frikshëm i Xhakës i dha mundësinë Shqipërisë të shënonte edhe golin e dytë, por goditja e Hysajt pas pasimit të mesfushorit të Baselit, për fare pak përfundoi jashtë.

Në minutën e 75-të portieri i Izraelit i mohoi golin Hykës ndërsa në minutat e fundit Strakosha u bë sërish protagonist me pritjet e tij, duke mbajtur portën të paprekur. Në Elbasan Arena edhe pse nuk kishte shumë tifozë, ata që ishin të pranishëm u bënë krenarë me Shqipërinë që e nisi me fitoren grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Tashmë vëmendja shkon te sfida e të hënës ndaj Skocisë.

90+4′ Përfundon ndeshja.

79′ Izraeli po mundet ta gjej barazimin. Shqipëria e përqëndruar në kundërsulme.

63′ Hysaj i vetëm përball portierit dështon ta dërgoj topin në rrjetë.

62′ Strakosha shpëton Shqipërinë në këto minuta.

54′ Shqipëria kalon në epërsi me një goditje të bukur të Taulant Xhakës, jashtë zonën së 11-metërshit.

46′ Fillon pjesa e dytë. Bekim Balaj është futur në vend të Gurit.

45′ Mbyllet me rezultat 0-0 pjesa e parë. Shqipëria shumë më dominuese.

41′ Një gabim trashanik nga Strakosha që humb topin i vetëm, por Izraelitët nuk ditën ta shftytëzojnë atë mundësi me golin bosh.

38′ Memushaj 5 metra larg nga porta nuk shënon.

31′ Izraeli shumë afër golit.

28′ Një goditje mjfatë e mirë e Memushaj që përpak nuk përfundoi në rrjetë.

22′ Godtija e parë nga këndi për Izraelin.

18′ Shqipëria ka marrë lojën në dorë tani.

10′ Izraeli më i rrezikshëm në këta minuta të parë.

1′ Fillon ndeshja, atmosferë e mirë në “Elbasan Arena”.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of