Published On: Hën, Mar 26th, 2018

Shqipëria, destinacion kryesor për 2018 edhe për arabet

Arab Weeks Days i ka kushtuar artikullin e saj Shqiperise dhe resurteve te saj turistike, duke vene ne dukje dhe lehtesine e te udhetuarit e te interesuarve nga vendet arabe. Qeveria shqiptare ka miratuar se fundi vendimin për heqjen e vizave për qytetarët e Mbretërisë së Arabisë Saudite gjatë sezonit turistik.

Ne intervistën peer kete media, ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Sami Shiba, tha se qytetarët nga Arabia Saudite mund të udhëtojnë dhe të hyjnë në Shqipëri pa viza nga data prilli 2018 deri më 31 tetor 2018.

“Për udhëtarët sauditë që duan të vijnë në Shqipëri nuk ka ndonjë kërkesë specifike. Gjatë periudhës verore, nga 1 prilli 2018 deri më 31 tetor 2018, qytetarët sauditë mund të udhëtojnë në Shqipëri pa viza, pa pasur nevojë të marrin vizë në Ambasadën e Shqipërisë. Udhëtimi mund të bëhet me një pasaportë të vlefshme. Unë dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të ftuar turistët sauditë që ta konsiderojnë Shqipërinë si një nga opsionet më të mira kur bëjnë planet e tyre të pushimeve”.

Albpress Lajme

Albpress Lajme