Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, në pranga 7 shqiptarë -Albpress Daily News
Published On: Mër, Qer 6th, 2018

Shkatërrohet grupi i trafikut të drogës, në pranga 7 shqiptarë

Të paktën 14 persona që dyshohet si të përfshirë në një grup të trafikut të drogës në Greqi u arrestuan nga policia vendase. Mes të arrestuarve janë edhe 7 shqiptarë, ndërsa të arrestuarit e tjerë janë shtetas grekë.

Policia thotë se një prej drejtuesve të grupit, një 48-vjeçar shqiptar, drejtonte aktivitetin që nga burgu.

Ai ishte arrestuar ne korrik të vitit të kaluar, për trafik droge.

Ata operonin kryesisht në zonën e Tesalisë. Gjatë arrestimeve u sekuestruan 1,7 kg heroinë, dhe sasira të vogla kanabisi dhe kokaine.

U sekuestruan gjithashtu mbi 6 mijë euro, 65 paund, gjashtë automjete, një motoçikletë dhe 21 celularë, raportojnë mediat greke.