SHBA merr vendimin: Ja kush nuk përfitojnë më azil në Amerikë -Albpress Daily News
Published On: Mar, Qer 12th, 2018

SHBA merr vendimin: Ja kush nuk përfitojnë më azil në Amerikë

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Jeff Sessions, vendosi që viktimat e abuzimit në familje dhe të dhunës së bandave të mos kualifikohen më për azil në SHBA.

Vendimi i Sessions e shfuqizon një vendim të vitit 2016 që i ka dhënë azil një gruaje nga El Salvadori, e cila është përdhunuar dhe abuzuar nga bashkëshorti.

“Pretendimet nga të huajt, që kanë të bëjnë me dhunën në familje ose dhunën e bandave, të kryer nga aktorë joqeveritarë, nuk do të kualifikohen për azil,” shkroi Sessions në vendimin e tij.

Aktivistët thonë se masa do të ndikojë në dhjetëra mijëra aplikime për azil.

“Kthimi i shpinës ndaj viktimave të dhunës në familje dhe dëbimi i tyre në rrezik nuk do të duhej të ishin trashëgimi e asnjë administrate”, tha Beth Werlin nga Këshilli Amerikan i Imigracionit. REL