Sevilla-Manchester United pa gola (VIDEO) -Albpress Daily News
Published On: Enj, Shk 22nd, 2018

Sevilla-Manchester United pa gola (VIDEO)

Sevilla dhe Manchester United luajtën mes tyre ndeshjen e parë të Champions League (1/8-at e finaleve).
Në pjesën e parë pati volum të lartë loje, por gjithsesi rezultati mbeti i pandryshuar. Edhe në pjesën e dytë është e njëjta histori, me asnjërën nga ekipet që nuk arritën dot të gjejnë rrugën e rrjetës.

Spanjollët nga minuta e parë e deri në të fundit ishin skuadër dominuese, por pavarësisht kësaj nuk arritën të shënojnë golin e fitores. Më meritori për këtë ishte portieri David de Gea, i cili bëri mbi 10 pritje në këtë takim.

Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas tre javësh në Old Trafford të Unitedit, ku dhe do te percaktohet kualifikimi.