Sejko: Nuk e parashikojmë dot se çfarë do të ndodhë me euron, ja pse ndërhymë në treg -Albpress Daily News
Published On: Mër, Kor 4th, 2018

Sejko: Nuk e parashikojmë dot se çfarë do të ndodhë me euron, ja pse ndërhymë në treg

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se ka një stabilizim momental në kursin e këmbimit, ndërsa vuri theksin në ndërhyrjen e jashtëzakonshme në tregun valutor. Por Sejko tha se nuk arrijnë të parashikojnë dot si do të jetë ecuria në të ardhmen.

Gent Sejko tha se arsyeja kryesore e ndërhyrjes duke blerë valutë ishte për të ruajtur objektivin e inflacionit të institucionit monetar qendror.

“Në momentin që pamë që kursi do ndikonte negativisht në inflacionin e pritur, mund të na çonte në një situatë nën nivelin zero, morëm vendim për të tërhequr tepricën e valutës”.

Kemi filluar aplikimin e programim të ndërhyrjeve duke blerë në treg, e ndaluam mbiçmimin e mëtejshëm të lekut”, tha ai, duke shtuar se në bazë të ecurisë, do të gjykojmë sa do të vazhdojë ky program”, tha Sejko, duke shtuar se valuta që qarkullon në vend, sidomos ajo që hyn në tregun informal është praktikisht e pamatshme.

Banka e Shqipërisë ka të dhëna vetëm për valutën që qarkullon në sistemin bankar, e cila është rreth 4 miliardë euro.

Sejko nuk bëri të ditur një shifër, se sa është shuma me të cilën banka ka ndërhyrë deri tani.

“Për programin e ndërhyrjeve, ne raportojmë në fund të çdo tremujori dhe deri tani është bërë publik vetëm tremujori i parë.

Aktualisht jemi në një program ndërhyrje për efekt të kursit të këmbimit në inflacion, deklaroi Sejko. Më parë ,kemi ndërhyrë për efekt të rritjes së rezervës valutor, shtoi.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of