Së shpejti, Dita Ndërkombëtare e Divorcit -Albpress Daily News
Published On: Enj, Jan 4th, 2018

Së shpejti, Dita Ndërkombëtare e Divorcit

Shpërndaj
Tags

8 janari është dita më e popullarizuar për të filluar procedurat e shkurorëzimit.

Kjo datë madje po konsiderohet si Dita e Divorcit nga avokatët, shkaku i numrit të madh të çifteve që i japin fund martesës pas periudhës së festave.

Sipas ekspertëve të lidhjeve, shpesh vjen puna te stresi i tentimit për ta pasur një “kuti të përsosur çokolate” të Krishtlindjeve, kur ju thjesht nuk jeni më të lumtur me partnerin tuaj.

Çfarë e bën këtë më interesante, është se sipas të dhënave të analizuara nga shërbimi mbështetës i divorceve “Amicable”, më shumë se 40 mijë e 500 persona kërkojnë fjalën “divorc” online vetëm gjatë janarit.