Published On: Enj, Shk 8th, 2018

Schalke në gjysmëfinale të Kupës, eliminon Wolfsburgun e Mehmedit

Share This
Tags

Schalke është skuadra e katërt që kalon në gjysmëfinale të DFB Pokal të këtij sezoni
Tashmë janë konfirmuar katër skuadrat gjysmëfinaliste të DFB Pokal, pas fitores së Schalkes 1:0 ndaj Wolfsburg.

Golin e vetëm dhe të fitores e shënoi sulmuesi shtatlartë, Burgstaller në minutën e 10’.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti sulmuesi Admir Mehmedi për skuadrën e Wolfsburgut, ku u ndëshkua me karton të verdhë.

Përveç Schalkes, në gjysmëfinale janë kualifikuar edhe Frankfurt, Bayern Munich dhe Bayer Leverkusen.