Published On: Mër, Pri 18th, 2018

Samsung Galaxy S10 – i tëri ekran dhe me kamerë 3D

Share This
Tags

Kanë kaluar rreth një muaj prej kur Samsung ka zbuluar Galaxy S9 e Galaxy S9+, por pavarësisht kësaj, ata tashmë kanë përfunduar dizajnin e smartfonit të ri, Galaxy S10.

Samsung Galaxy S10 si duket do të përdor ekranin e njëjtë ‘infinit’ qosh më qosh, sikurse edhe S9, dhe nuk do të ketë ekran revolucionar të ‘palosshëm’ siç thuheT.

Galaxy S10 do ta ketë ekranin 5.8 inç ndërsa ai S10+ 6.3 inç, ndërsa sipas disa raportimeve të rrjedhura për këtë smartfonë, thuhet se do të ketë sensorin për njohje të gishtave të integruar në ekran.

Një kamerë 3D gjithashtu raportohet se do të vijë me Galaxy S10, e cila është duke u ndërtuar nga kompania Izraelite, Mantis Vision.