Published On: Mar, Qer 12th, 2018

Samiti Trump-Kim Jong-un/ Basha: Krenarë për aleancën e vlerave

Lulzim Basha, Kryetar i PD, e ka cilësuar një ngjarje historike, takimin mes presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.

Me anë të një postimi në rrjet, Basha shkruan, se nënshkrimi i deklaratës së përbashkët për denuklarizimin e gadishullit Korean, është një ngjarje e jashtëzakonshme për sigurinë e paqes në botë.

Postimi i Lulzim Bashës

Takimi midis Presidentit te SHBA Donald J. Trump dhe Kryetarit te Korese se Veriut Kim Jong Un, nënshkrimi i deklarates se perbashket dhe nisja e procesit te paqes dhe denuklearizimit te Gadishullit Korean eshte nje ngjarje e nje rendesie madhore per paqen dhe sigurine ne bote.

Hapja e ketij procesi paqeje dhe carmatimi ne rajonin e nje nder konflikteve me te medha, te gjata e te pergjakura te globit perben nje sukses historik te jashtezakonshem te presidentit te SHBA, Donald J. Trump.

Presidenti i SHBA demonstroi para mbare botes se civilizuar se forca e paqes dhe e diplomacise eshte e pathyeshme kur udhehiqet nga besimi i vendosur dhe veprimi i guximshem.

Ne emer të Partise Demokratike pershendes SHBA dhe presidentin Trump per kete kete arritje te permasave globale, me vlera themelore per zhvillimet nderkombetare boterore.

Partia Demokratike dhe une jemi krenare dhe totalisht te perkushtuar ne aleancen e vlerave atlantike dhe partneritetin strategjik me SHBA nen lidershipin e presidentit Trump, si partneritet jetik dhe i pazevendesueshem per ndertimin e nje bote me te sigurte, ne paqe, te lire dhe demokratike.