Published On: Mër, Qer 13th, 2018

Salianji: Rama ndan milionat e konçensioneve, shqiptarëve iu pijnë gjakun

Depuetit i PD, Ervin Salianji vizitoi familjet e dy prej kuksianëve të protestës të cilët mbahen ende në burg, Vasil Laçi dhe Isuf Gashi.

Babai i Isuf Gashit tregon se për çdo vizitë në Tirane tek djali në burg merr 100 mije lekë borxh.

“Në burg sot për shkak se shkel ligjin duhet të jetë Edi Rama dhe ata që bëjnë miliona euro në kurriz te me te varferve te vendit. Ne jemi këtu për t’ju thënë që jo vetëm nuk do t’ju harrojmë dhe do të japim ndihmë deri në fund, sepse janë heronj për Shqipërinë dhe kanë vendosur një gur të rëndësishëm me atë akt që kanë bërë”, tha Salianji.

Ai tregoi se “zotër janë shqiptarët, qytetarët dhe, pavarësisht se janë të varfër e nuk kanë mundësi për jetesën, prapë reagojnë dhe tregojnë se ky vend për zot ka shqiptarët. Nuk është pronar as Edi Rama, as këta të konçesionarit”.