Saimir Tahiri largohet nga Shqipëria, zbulohet arsyeja -Albpress Daily News
Published On: Pre, Nën 17th, 2017

Saimir Tahiri largohet nga Shqipëria, zbulohet arsyeja

Ish-ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ka udhëtuar ditën e sotme drejt Gjermanisë.

Edhe pse është në hetim nga prokuroria për lidhje me trafikun e drogës, më konkretisht me Habilajt, një grupim i përgjuar nga anti-mafia italiane, ndaj Tahirit nuk është vendosur asnjë masë që e ndalon atë të udhëtojë jashtë Shqipërisë.

Siç bëhet e ditur, udhëtim i tij drejt Gjermanisë është bërë për shkaqe personale, ndërsa ai pritet të kthehet në Shqipëri ditën e shtunë.

Për Tahirit, prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi arrestimin e tij, lidhur dosjen ‘Habilaj’, por ishte Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve që hodhi poshtë këtë kërkesë.