Sa qëndrime nga opozita në lidhje me çështjen Xhafaj? Ja si përgjigjet deputeti... -Albpress Daily News
Published On: Mër, Qer 6th, 2018

Sa qëndrime nga opozita në lidhje me çështjen Xhafaj? Ja si përgjigjet deputeti…

Kreu i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka komentuar zërat nëse “ka një qëndrim të ndryshëm mes LSI dhe Partisë Demokratike për çështjen ‘Xhafaj’”.

Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Vasili tha se PD dhe LSI kanë qenë bashkorganizatorë, bashkëprotestues dhe bashkëpjesëmarrës në protestën e 26 maj, që kishte në fokus në radhë të parë qeverisjen e Ramës dhe së dyti ministrin e Brendshëm.

“E kam dëgjuar shumë këtë histori. Ka disa arkitektë të palodhur të qeverisë që duan t’i bëjnë shërbim çështjeve fiktive. Kemi qenë së bashku bashkorganizatorë, bashkëprotestues dhe bashkëpjesëmarrës LSI dhe PD në një protestë të madhe që u mbajt më 26 maj, që kishte në fokus në radhë të parë qeverisjen dhe kryeministrin.

Dhe në radhë të dytë edhe një skandal i cili përvijoi dhe që lidhet drejtpërsëdrejti me ministrin e Brendshëm. Kështu që nuk i kishte ndarja as qëndrimesh dhe as pozicionesh.

Po të kishte ne nuk do të ishim bashkë në protestë atë ditë. Nuk do të ishim as në protestat para Ministrisë së Brendshme, ku janë të pranishëm me qindra mbështetës të LSI, të indinjuar me një ministri që nuk çlirohet dot nga kapja”, u shpreh deputeti i LSI, Petrit Vasili.