Sa do jetë taksa e banesave në qytet e në fshat? Shihni tabelat -Albpress Daily News
Published On: Sht, Maj 5th, 2018

Sa do jetë taksa e banesave në qytet e në fshat? Shihni tabelat

Shpërndaj
Tags

Vendimi i qeverisë i datës 7 mars 2018, që  përcakton metodologjinë  e re të taksës  së  banesave në fshat dhe qytet ( Shtëpi, apartamente, garazhe, bodrume, stalla bagëtish, depo e tjerë)  dhe  i hap rrugën aplikimit të kësaj takse nga njësitë e qeverisjes vendore, ka qenë sërish mbrëmjen e kaluar një nga temat e debatit në emisionin “Java” në RTSH.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Taksës së Pasurisë, Enton Duro e vlerësoi  vendimin e qeverisë për këtë taksë një reformë të thellë që duhej të ishte ndërmarrë me parë. Në përgjigje të emisionit “Java” dhe të  teleshikuesve të interesuar,  Duro paraqiti disa tabela  që tregojnë sa do të jetë kjo taksë  në disa zona të vendit, në bazë të metodologjisë se re.

I ftuar në emision, Petrit Ago, ish  drejtues në doganë dhe tatime gjatë qeverive  të mëparshme socialiste dhe sot investitor në sektorin e agroindustrisë e blegtorisë,   pohoi se taksa e re është 50 përqind  më e lartë se sa ishte. Taksa e mëparshme llogaritej   në bazë të sipërfaqes së ndërtesës, tha Ago. Taksa  e re  llogaritet në bazë të çmimit mesatar të metrit katror në qytete.

Ky çmim mesatar merret si referencë për të llogaritur taksën e ndërtesave në  fshat, tha Ago, duke   e konsideruar të  menduar keq këtë lloj metodologjie për vetë specifikat që kanë banesat dhe ndërtesat në fshat që  janë ndërtuar nga vetë fshatarët për nevojat e tyre.

Sipas tij,  është më e drejtë të merret si referencë kostoja e ndërtimit të këtyre banesave dhe jo çmimi mesatar  për metër katror në qytet që nuk ka lidhje fare me fshatin. Ago paralajmëroi dështimin e  kësaj takse në fshat.  Drejtori  i Taksës së Pasurisë, zoti Duro, e  pranoi se taksa e re është më e lartë se taksa e mëparshme, por  shtoi se kjo reformë është një sfidë që  e  kërkon koha dhe mbështetet nga partnerët e Shqipërisë.

Detyrimi Mujor për Familjet /Taksa e Pasurisë për Banesat në disa qytete