Published On: Pre, Qer 22nd, 2018

Rusët bashkë me serbët/ Ja çfarë nuk u lejohet tifozëve zviceranë në stadium

“Serbët dhe rusët janë vëllezër në frymë për shkak të historisë. Zvicra ka sot një ndeshje në Kupën e Botës në Kaliningrad.

Forcat ruse të sigurisë janë nxitur të ndalojnë flamurin e Kosovës ose të Shqipërisë së Madhe të hyjë në stadium. Këto do të konfiskohen”, shkruan media zvicerane, Blick.

Sipas asaj që shkruan Blic, Federata Serbe e Futbollit e përshkruan duelin kundër Zvicrës si një lojë me rrezik të lartë.

“Nikoqirët u japin mbështetje të veçantë tifozëve tanë. Një arsye më shumë që ne t’iu kthejmë favorin në të njëjtën mënyrë, në mënyrë vëllazërore, për të ndihmuar rusët për të bërë edhe një kontribut të madh për përpjekjet e tyre në Kupën e Botës, që të jetë një ndër kampionatet më të organizuara deri më tani. ”

Gjithashtu tifozëve serbë u kërkohet të mos marrin parulla fyese në stadium, por vetëm flamujt zyrtarë.

“Ne nuk i përgjigjemi provokimeve të mundshme. Tregojini botës se ne jemi qenie njerëzore që nuk e përdorin këtë lojë për qëllime politike apo të tjera “, shkruan ndër tjers  Blick.

Në mbrëmje në kuadër të Kampionatit Botëror, Rusia 2018, në Kaliningrad do të zhvillohet ndeshja mes Zvicrës dhe Serbisë.