Published On: Enj, Qer 7th, 2018

Ruçi i preu fjalën Bashës, PD bllokon foltoren

Opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit gjatë seancës, pasi drejtuesi i saj, Gramoz Ruçi, i ndërpreu fjalën kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Basha kërkoi që në seancë të vinte Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj dhe të jepnin llogari lidhur me proçesin e hapjes së negociatave, duke i cilësuar si pengesat kryesore.

Por sipas Ruçit, opozita duhet të kërkojë një seancë me pyetje përgjigje me kryeministrin apo ministrin. Ruçi i ndërpreu fjalën Bashës, ndërsa pezulloi seancën për të paktën 10 minuta.

Aktualisht deputetët e PD ndodhen në foltoren e Kuvendit, ashtu si edhe në seancat e javëve të fundit.