Published On: Hën, Shk 5th, 2018

Rruga e Arbrit, firmoset kontrata 240 milion euro për 20 KM

Share This
Tags

Brenda këtij viti nis puna për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, një prej veprave më të rëndësishme në infrastrukturën e vendit e cila do të lidhë Tiranën me Dibrën në Maqedoni.

Në mjediset e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë u krye firmosja e kontratës së koncesionit me objekt “Përmirësimi, ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e Rrugës së Arbrit”.

Në përfundim të procesit të negocimit, kontrata me kompaninë fituese të garës u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë Gentian Keri dhe Presidenti i kompanisë “Gjoka Konstruksion” Rrok Gjoka.

Në përfundim të ceremonisë së firmosjes, Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri deklaroi se kontrata u përmbyll pas një procedure të gjatë konkurimi dhe negocimi investiv