Rritja e çmimit të ujit në Tiranë/ Basha: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt -Albpress Daily News
Published On: Mar, Kor 25th, 2017

Rritja e çmimit të ujit në Tiranë/ Basha: Veprim kriminal i Ramës dhe Veliajt

Kreu i sapo rizgjedhur i PD-së, Lulzim Basha komenton rritjen e çmimit të ujit në Tiranë. Sipas Bashës kjo është një vepër kriminale ndaj qytetarëve i Ramës dhe Veliajt.

“Pasi harxhoi më shumë se 500 milionë euro të parave publike për fasada dhe luks, Edi Rama u kujtua se qytetarët e Tiranës nuk kanë ujë. Për të kompensuar keqmenaxhimin dhe vjedhjen në ujësjellësin e Tiranës, Edi Rama përmes Erion Veliajt ka vendosur të dënojë qytetarët duke jua faturuar atyre koston e keqqeverises së tij”, tha Basha.

“Partia Demokratike do të votojë nesër kundër këtij vendimi anti-popullor dhe ju bën thirrje të gjithë këshilltarëve të tjerë bashkiakë të votojnë për interesat e qytetarëve që ata përfaqësojnë dhe jo të dyshes Ramës e Veliajt”, shkruan Basha.