Rritja e çmimit të ujit, Basha qytetarëve: U bë nga një grusht politikanësh që rrëmbejnë çdo qindarkë nga xhepat tuaj! -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 27th, 2017

Rritja e çmimit të ujit, Basha qytetarëve: U bë nga një grusht politikanësh që rrëmbejnë çdo qindarkë nga xhepat tuaj!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të miratuar dje në këshillin bashkiak për të rritur çmimin e ujit me 20 lekë.

Basha e ka konsideruar Pazar klientelist ‘marrëveshjen’ e bërë me PDIU që votoi pro këtij vendimi me disa kushte, ndaj ai bën thirrje gjithë qytetarëve që të drejtohen nga e djathta, e cila do të jetë zëri i tyre në opozitë.

“Pazareve të Edi Ramës dhe veglave të tij në krye të Bashkisë Tiranë për të dyfishuar çmimin e ujit dhe për të miratuar koncesionet klienteliste të shkollave iu bashkuan dje edhe PDIU dhe LSI.

Është i njëjti grusht politikanësh të kapur dhe të korruptuar që nuk ka asnjë mëshirë për të rrëmbyer çdo qindarkë nga xhepat e qytetarëve. Loja e tyre vazhdon njësoj si më parë, vetëm se tani në role të reja.

PD është e vetmja forcë në krah të njerëzve, por ne jemi të e fortë dhe të vendosur për të luftuar për ta. Ne nuk do të ndalemi dhe nuk do të heshtim asnjëherë në mbrojtje të interesave të qytetarëve.”, tha Basha.