Published On: Mar, Maj 1st, 2018

Rritja e çmimit te bukës, reagon kreu i Komisionit të Ekonomisë

Share This
Tags

Në lidhje me lajmin për rritjen e çmimit të bukës në Shqipëri, reagoi sot edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, socialisti Erjon Braçe.
Ai shkruan se kjo është një furtunë në gotë për shkak se çmimi i energjisë elektrike nuk ka ndryshuar për furrat e bukës.

Sipas Braçës çmimi i energjisë elektrike për bukëpjekësit nuk ndryshon pasi është me vendim qeverie.

Postimi i Braçes

NUK KA ARSYE TE RRITET CMIMI I BUKES!

Fare! Te pakten jo per shkak te cmimit te energjise elektrike!

CMIMI I ENERGJISE ELEKTRIKE PER FURRAT E BUKES,

NUK KA NDRYSHUAR E NUK NDRYSHON!

Kemi vendosur politikisht dhe ai vendim qendron ne fuqi!

Kush po fshihet pas biznesit te bukepjekjes, per te bere biznes tjeter, pa asnje diskutim qe do paguaj si cdo biznes tjeter, jo si furre buke!

Pyetja me te cilen Top Channel po kerkon te krijoje nje furtune ne gote, eshte teresisht abuzive dhe per kete arsye e turpshme.

Nese ti ju thua bukepjekesve, “po u rrit cmimi i energjise, a do e rritet cmimi i bukes”, pa asnje diskutim qe ata “po” do pergjigjen.

Por, cmimi i energjise elektrike per bukepjekesit nuk ndryshon!

Ka vendim per kete.

Kjo do te thote se, nuk ka asnje arsye qe bukepjekesit te rrisin cmimin e bukes!

Kush tjeter qe vec bukepjekesit ben edhe biskota, pasta, byrek me gjize apo me presh, do paguaj cmimin e energjise qe eshte i njejte per te gjithe.

Nese nuk do, atehere te ndaje biznesin e bukepjekjes nga ai i byrekut me gjize apo presh.

Shantazh me buken-cmimin e saj per te bere biznes tjeter falas, nuk mund te bej dot kush.