Rreziku për rikthimin e vizave, Vasili akuzon Ramën: Nuk ke veshë për të dëgjuar... -Albpress Daily News
Published On: Die, Gus 20th, 2017

Rreziku për rikthimin e vizave, Vasili akuzon Ramën: Nuk ke veshë për të dëgjuar…

Kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar ditën e sotme pas kërkesë së autoriteteve holandeze për të rikthyer regjimin e vizave për Shqipërinë. Përmes një postimi në profilin tij në ‘Facebook’, Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi sipas tij, ai nuk ka veshë për të dëgjuar se çfarë po ndodh me vendin tonë.

Reagimi i Vasilit

Po hiqen vizat, kryeministër ku je ?!

Heqja e vizave për shqiptarët, një nga arritjet më madhore të pluralizmit, rrezikon të zhbëhet.

Ishte kjo arritje që çliroi shqiptarët nga poshtërimi në dyert e ambasadave dhe shembi izolimin e turpshëm dhe trajtimin tonë si qytetarë të dorës së tretë.

Paralajmërimet nga Europa kanë qenë pa fund, por shurdhëria dhe paaftësia kriminale e kryeministrit ka qenë fatale.

Në fund të fundit ai punët….e tija i ka fjollë, pavarësisht se qindra mijëra shqiptarë vuajnë skamjen e papunësisë dhe varfërisë.

Kryeministri ynë nuk ka veshë, por ka vetëm stomak dhe të madh madje.

Europa i vuri një zero të madhe delirit me timon e me tepsi.

Ç’ taksirat ka populli të vuajë deliret dhe paranojat e një shkollëpakti, llafazan të pashërueshëm?