Rregullat që duhet të ndiqni kur dhuroni lule -Albpress Daily News
Published On: Enj, Kor 12th, 2018

Rregullat që duhet të ndiqni kur dhuroni lule

Kur i dhuroni dikujt një buqetë me lule duhet të bëni këtë në mënyrën sa më të mirë. Janë disa rregulla të pa shkruara që duhet t’i ndiqni dhe disa gabime që nuk bëhen.

-Nuk dhurohen dhe nuk mbahen në shtëpi lule artificiale.
– Me pak përpjekje dhe fantazi, sidomos gjatë stinëve të nxehta, mund të ofrohen lule fushe ose lule të rralla, për të mos blerë vazhdimisht të njëjtët karafila apo trëndafila.
– Duhen shmangur lulet shumë të mëdha si gladiolat, pasi mund të mos pëlqehen prej atyre që ua dhurojmë.
– Lulet zakonisht jepen pa ambalazhim me të cilin i kemi blerë.
– Zakonisht, te ne, dhurohen lule me numër tek. Ajo që e merr dhuratën, e plotëson buqetën (duke u bërë çift).
– Kur një çift shkon për vizitë diku, është zotëria ai që ia ofron lulet zonjës së shtëpisë.
– Lulet nuk refuzohen në asnjë situatë.

Shkruaj nje koment

avatar
  Subscribe  
Notify of