Rikthehen shpërthimet me tritol në Krujë, në shënjestër vihet polici i rrugores -Albpress Daily News
Published On: Pre, Jan 12th, 2018

Rikthehen shpërthimet me tritol në Krujë, në shënjestër vihet polici i rrugores

Shpërndaj
Tags

Një sasi eksplozivi është vënë në makinën e shtetasit A.V në fshatin Halil të Krujës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme.

Mësohet se ky shtetas është polic rrugor në Tiranë.

Ai e ushtron këtë detyrë prej 13 vitesh.

Policia ka gjetur në oborrin e shtëpisë edhe dy granta, ndërsa vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISE:

Më datë11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë-Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti- Eksploziv.

Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.